MISIONI I SHKOLLËS “ VATRA E DIJES “
Shkolla jonë ka për mision sigurimin e një mjedisi mësimor dhe edukues të sigurt për nxënësit e saj,
mjedis ky që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë e të rrisin personalitetin e tyre. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar përvoja arsimore cilësore në mënyrë që t’i aftësojmë nxënësit për të arritur një zhvillim të plotë intelektual, emocional, shoqëror, kulturor, fizik e moral, për t’i bërë ata qytetarë të përgjegjshëm e të denjë të për të dhënë kontributin e tyre si anëtar të një shoqërie demokratike.
VIZIONI I SHKOLLËS
Shkolla “Vatra e dijes” ka si veprimtari kryesore të mësuarit e nxënësve, edukimin dhe zhvillimin e tyre intelektual, emocional, social, kulturor e fizik. Në shkollën tonë udhëhiqemi nga parimi se një nxënës jep rezultatin më të mirë, atëhere kur ai ndihet mirë psikologjikisht. Ndaj edhe ne e shohim shkollën tonë si një vend miqësor e dashamirës ndaj nxënësve. Ky parim është i shprehur edhe në emrin që ka kjo shkollë. Ne e ndjejmë vazhdimisht që nxënësit e shkollës sonë kanë një frymë bashkëpunimi dhe komunikimi mjaft pozitiv. Këtë vit ne nxorrëm brezin e parë të nxënësve, të cilët shprehen se janë krenarë që ishin nxënës të shkollës sonë. Besojmë se edhe nxënësit e tjerë ndjejnë të njëjtën krenari.