Home » News » Aktivitete

Aktivitete

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përshëndet iniciativën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe  shpall orën e parë të mësimit të ditës së nesërme, datë 27 nëntor 2012,   “orë kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë”.

Ora e parë në këtë ditë të shënohet “Kronikë,100 vjet Pavarësi”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, falënderon të gjithë nxënësit, mësuesit, studentët, pedagogët, drejtuesit e shkollave të të gjitha niveleve për veprimtaritë e shumta të zhvilluara në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe uron:

Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

Regjistri Elektronik

“Alpha School”

 

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.