Para 12 vjetësh ishte një ëndërr e bukur për t’u bërë realitet …
Falë jush kjo ëndërr tashmë është realitet… Një realitet që këtë vit mbush 10 vjet. Si shifër, 10-ta nuk tregon shumë… Por, tek shfletoja materialet për këtë botim, si: foto, letra, urime, mesazhe, krijime, vizatime… ndjeva diçka të veçantë…
Rikthim prapa në vite, ripërjetim emocionesh për çdo moment të fiksuar në aparatin fotografik… Ndjeva gëzimin e kënaqësinë e punës dhe të të qenit mësues, përjetova edhe një herë hapat e parë, buzëqeshjet e çiltra të fëmijëve, fjalët e fjalitë e para, urimet, premtimet, pasiguritë në hapat e parë të shkollës… E, edhe një herë më tepër u binda se sa shumë punë është bërë, sa shumë energji është derdhur, sa përgjegjësi e angazhim nga njëra anë, e sa shumë dashuri, kënaqësi, falenderime, mirënjohje e arritje nga ana tjetër… Sa shumë është rritur “Vatra” jonë…
Mirënjohje e falenderime të gjithë prindërve, tashmë miq të mi, që me besimin e këmbënguljen e tyre ndihmuan në krijimin e “Vatrës së dijes”.
Respekt e përulje për gjithë ekipin e Vatrës që mundësoi rritjen dhe arritjet e saj.
Me sinqeritet
Pranvera GJIKA