Stafi pedagogjik i shkollës
Stafi pedagogjik i shkollës është një staf i kualifikuar, professional e bashkëpunues shumë të mirë në punën në grup.
Mësuesit e shkollës sonë janë të vetëdijshëm se çdo nxënës është një individ më vete e si i tillë ai ka mënyrën e stilin e vet të të nxënit.
Gjithashtu jemi të vetëdijshëm edhe për vështiresitë që shfaqin nxënësit kur kalojnë nga CU në CL, e do të përpiqemi që të zbusim sa më shumë problemet dhe vështirësitë që mund të shfaqin nxënës të ndryshëm.
Ne përpiqemi t’i japim vlerë çdo nxënësi , ta evidentojmë atë duke stimuluar besimin në vetvete për të realizuar më tej qëllimin final: pavarësinë në procesin e të mësuarit.